Qeveria e Malajzisë njoftoi se afërsisht 27 milionë njerëz në vend do të vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19) deri në tremujorin e parë të vitit 2022.

Në një adresim kombit, kryeministri Muhyiddin Yassin deklaroi se vaksinat e para do të mbërrijnë në vend në fund të shkurtit.

“Procesi i vaksinimit do të fillojë në mars në kuadër të Programit Kombëtar të Imunizimit. Shpresojmë që vaksinimet të përfundojnë brenda 12 muajve”, tha ai.

Duke theksuar se planifikojnë të sigurojnë 80 për qind imunitet në vend, Muhyiddin tha se vaksinimi i afërsisht 27 milionë njerëzve do të përfundojë deri në tremujorin e parë të vitit 2022.

Qeveria e Malajzisë ka arritur marrëveshje për të blerë një total prej 25 milionë dozash vaksinash nga kompanitë farmaceutike Pfizer, BioNTech dhe AstraZeneca, ndërsa po i vazhdon negociatat për blerjen edhe të vaksinave të zhvilluara nga Kina dhe Rusia.

Vendi deri më tani ka regjistruar 161.740 raste më COVID-19, nga të cilët 605 kanë humbur jetën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb