Administrata e Malajzisë ka shprehur shqetësim për sulmet ajrore amerikane në aeroportin e Bagdadit ku u vranë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.

“Malajzia është thellësisht e shqetësuar për situatën e fundit pas sulmeve ajrore amerikane pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit të premten”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malajzisë.

Në kumtesë u bëhet thirrje të gjitha palëve të shmangin provokimet e mëtejshme dhe tensionet në përpjekje për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon.

SHBA ka konfirmuar se të premten ka kryer një sulm ajror në të cilin janë vrarë Soleimani dhe al-Muhandis.

Udhëheqësia e Iranit u zotua që të hakëmerret për vdekjen e Soleimanit, ndërsa presidenti iranian Hasan Rouhani tha se vrasja e gjeneralit dyfishoi vendosmërinë e iranianëve për t’u bërë ballë përparimeve të SHBA-ve dhe mbrojtjen e vlerave islamike.

Soleimani ishte komandant i Forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, e cila është përkufizuar si grup terrorist nga SHBA. Grupi vlerësohet të ketë 20.000 anëtarë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb