Numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës në Malavi është rritur në 183, njoftuan autoritetet.

Në një deklaratë me shkrim, ministrja e Shëndetësisë e Malavit, Khumbize Chiponda, vuri në dukje se që nga marsi, numri i rasteve është rritur në 6.056 dhe ai i vdekjeve në 183.

Duke theksuar se rritja e rasteve vazhdon, Çiponda theksoi se kolera shkaktohet nga problemet në aksesin në ujë të pastër dhe mospërdorimi i duhur i tualetit.

Ajo the se disa pacientë shmangin trajtimin për arsye fetare dhe u kërkoi organizatave fetare të paralajmërojnë popullatën.

Rastet e kolerës, të cilat prej vitesh kanë qenë në rënie si pasojë e masave të institucioneve shëndetësore dhe qeverive botërore, kanë filluar të përhapen sërish për arsye si ndryshimet klimatike, varfëria dhe konfliktet.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i vendeve në mbarë botën me raste të kolerës ishte më pak se 20 nga viti 2017 deri në vitin 2021, por kjo shifër është rritur 26 vetëm në vitin 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb