Ish-lojtari i Barcelonës, Malcom, mund të vendosë të largohet nga Zenit Saint Petersburg vetëm disa ditë pasi u bashkua me klubin rus nga Camp Nou pas atij gjesti racist nga një pjesë e tifozëve të klubit gjatë debutimit të tij kundër Krasnodar.

Malcom iu bashkua Zenit për 40 milion euro pas një sezoni të vetëm në Barcelonë, por kampionët kryesues të Premier League në Rusi tashmë po mendojnë për lëvizjen e brazilianit pasi tifozët shpalosën një banderolë të shtunën e kaluar që shkruante: “Faleminderit drejtuesve tanë që kanë qëndruar besnik ndaj traditave tona.” Mesazhi ishte një referencë ironike për politikën e heshtur të Zenit për të mos nënshkruar lojtarët e zinj.

Edhe pse Zenit nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare, e përditshmja ruse Ria Novosti raportoi se klubi mund të kërkojë një ekip të ri për Malcom në janar përballë trazirave të tifozëve të tyre. “Zenit mund të shesë Malcom në janar për shkak të problemeve me racizmin. Tifozët nuk e kanë pranuar atë, ”shkruajti gazeta, duke cituar një burim.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb