“Skuadra jonë është kompetitive, në janar thuhet se punohet për të riparuar gjërat, ne nuk kemi asgjë për të riparuar. Në këto momente nuk kemi nevojë për asgjë dhe nuk besojë se do të ndryshojë gjë në janar”. Këto fjalë të thënë nga Paolo Maldini nuk lënë vend për hamendësime, Milan në sytë e stafit drejtues është një skuadër e plotë, e aftë të konkurrojë me grupin që kanë në dispozicion, sigurisht në këtë periudhë do të punohet për rinovimin e kontratës me disa lojtarë:

Maldini
Maldini

“Po, jemi të gjithë të fokusuar aty, do të punojmë deri në momentin e fundit, përfshi këtu edhe për çështjen Kessie. Humbja ndaj Sassuolo? Asnjë justifikim, tani kemi mundësi që të rinisim rrugëtimin tonë, që nga kjo e mërkurë. Jemi të vetëdijshëm se duhet të punojmë shumë. Nga fillimi e deri më tani kemi bërë gjëra të mëdha por për të fituar trofe duhet të bësh gjëra të jashtëzakonshme”, u shpreh drejtori i Milan në një intervistë për Sky.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: