Renditja e Serisë A flet qartë, Milan-i po kalon një nga momentet më të vështira nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli dhe sezoni duke se, të paktën për sa i takon Serisë A, i kompromentuar.

Drejtuesit e klubit kanë filluar të programojnë lëvizjet e ardhshme në pritje të një sezoni që në ambientet kuqezi pritet të jetë ai i revanshit. Për ta bërë këtë, do të jetë vendimtare merkato e verës.

Vendime që ka shumë mundësi të bëjnë një revolucion të vërtetë brenda skuadrës në dispozicion të Pioli-t dhe hapi i parë që çon drejt kësaj rruge është zgjidhja e çështjes Leao.

Kontrata e portugezit skadon në qershorin e 2024-ës dhe negociatat për rinovimin, edhe pse janë zhvilluar rregullisht në muajt e fundit, nuk kanë sjellë asnjë rezultat pozitiv. Kjo është arsyeja pse në mendjen e Maldini-t dhe Massara-s po merr formë ideja për ta shitur portugezin për të financuar pjesërisht atë që do të jetë merkato e blerjeve.

Janë të ndryshëm klubet që po e monotirojnë situatën: një nga këta është Manchester City, që ka financat e duhura për t’i bërë dhuratë vetes sulmuesin portugez në fund të sezonit aktual. Qytetarët do të kërkojnë të ndryshojnë shumë në fund të sezonit dhe një nga lojtarët që konsiderohet i tepërt mund t’i bëjë punë Milan-it.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Bernardo Silva, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Me një kontratë që i skadon në vitin 2025-së, portugezi do të ishte arma më shumë në dorën e Pep Guardiola për t’i marrë Leao-n Milan-it.

I vlerësuar rreth 60 milionë euro, Silva do të ishte përforcimi i duhur për repartin sulmues të kuqezinjve duke parë edhe rendimentin jo shumë të mirë të De Ketelaere. Pavarësisht se cili do të jetë fati i lojtarit belg (shitja për të limituar dëmet nuk është e përjashtuar), Bernardo Silva do të ishte përforcimi i duhur për trajnerin Pioli.

Oferta e Manchester City-t do të jetë 60 milionë euro plus kartonin e Bernardo Silvas, për një kosto totale prej 120 milionë eurosh që do të plotësonte kërkesat e Milanit. Situatë në zhvillimi: e ardhmja e Leao-s mund të jetë me të vërtetë në Manchester.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb