Lajm i rëndësishëm për Milanin. Drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini ka bërë me dije se brenda pak orësh do të vijë një rinovim në shtëpinë e kampionëve të Italisë. Bëhet fjalë për mesfushorin Bennacer, i cili do vazhdojë të qëndrojë nën dispozicionin e Piolit.

“A jemi gati për rinovimin e Bennacer? Absolutisht, mendoj se do ta bëjmë në 24-36 orët e ardhshme” – Tha ai.

Maldini për Leaon: “Po flasim. Ne do të përpiqemi të arrijmë në një zgjidhje. Të dyja palët duket se e duan rinovimin dhe tani ne duam të përpiqemi të mbyllim marrëveshjen”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: