Milani i ri nis me një ish të famshëm, Paolo Maldini. Pasi mori disa ditë kohë për të reflektuar, ish kapiteni kuqezi ka pranuar ofertën e bërë nga Ivan Gazidis: Drejtor teknik me kompetenca të plota, praktikisht zëvendëson me kohë të larguarin Leonardo në çdo funksion. Pas lamtumirës së Gattusos dhe Leos i vetmi që mbijeton është Maldini, i gjithë projekti i Milan nis nga duart e tij.

Maldini
Maldini

Fillimisht duhet të mendoj për të gjetur krahun e tij të djathtë, drejtorin e ri sportiv, ndërsa më e lehtë duket zgjedhja për trajnerin e ri. Vetëm një emër qarkullon së fundmi në shtëpinë e “djallit”, Marco Giampaolo. Trajneri aktual i Sampdorias vlerësohet shumë nga Maldini dhe nga ambienti kuqezi, një trajner i cili e njeh shumë mirë futbollin italian, është i fokusuar të punoj me lojtarët e rinjë, me pak fjalë profili ideal për të drejtuar një skuadër si Milan, që po kalon një moment tranzitor dhe nuk dëshiron të shpenzoj shumë në merkato.

Marco Giampaolo
Marco Giampaolo

Pas tre viteve në stolin e Sampdorias, Giampaolo pritet të jap dorëheqjen për të nisur një aventure të re. Pasi të marrë formë stafi i ri drejtues, Milan duhet të kujdeset për merkaton, nga rinovimi i Suso e deri te e ardhmja e Donnarumma e Romagnoli, çdo lëvizje do të behet duke qenë korrekt me rregullat e Fair Play financiar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: