MALESI E MADHE – Një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë mesditën e sotme në Malësinë e Madhe. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 35-vjeçari Pal Isufaj dhe bashkëshortja e tij, Dorina Isufaj 30 vjeç, janë gjetur të pajetë brenda një automjeti në fshatin Aliaj, të komunës Kastrat.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë fillimisht gruan me pistoletë dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë, për motive xhelozie. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se çifti kishte patur mosmarrëveshje prej kohësh, për shkak të dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore. Pal dhe Dorina Isufaj ishin martuar prej disa vitesh dhe ishin prindër të 3 fëmijëve.
Ndërkohë ekspertë të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë  për të zbardhur shkaqet e krimit.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb