Reshjet e dëborës kanë mbuluar të gjithë malet në rrethin e Krujës, ku trashësia ka shkuar deri në 15 cm.
BalkanWeb mëson se aktualisht rruga për në Qafë-Shtamë është e kalueshme vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë përsa i përket lumenjve, niveli i tyre është rritur, por deri tani nuk paraqesin problem.

Ndër të tjera raportohet se disa fshatra janë pa energji elektrike si pasoje e dëmtimit ë linjave furnizuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: