TIRANË

Këshilli Kombëtar i Territorit ka mbajtur sot një takim, i cili kishte në fokus diskutimin dhe miratimin e “Vendimit për zgjerimin dhe mbrojtjen  e zonës  së “Parkut të Tomorrit”.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i cili me një gjuhë të qartë theksoi se do t’i jepet fund njëherë e mirë shfrytëzimit pa kriter të kësaj pasurie kombëtare.

Duke folur për dobinë e Malit të Tomorrit, Blendi Klosi tha se qeveria do të vijojë me konsultime dhe debate në të gjithë vendin, për të ngulitur tek qytetarët dobinë që kanë zonat e mbrojtura. Ai hodhi akuza ndaj qeverisë së mëparshme, e cila sipas tij mori vendime të ashpra dhe që ishin në dëm të “Parkut Kombëtar të Tmorrit”.

“Guroret e kanë shndërruar atë në një zonë turpi. Vendimi i  bllokimit të aktivitetit nga qeveria në 2018, u rrëzua me një vendimi absurd nga Gjykata Administrative e Tiranës. Mali i Tomorrit sot është një mal që duhet mbrojtur.Kemi realizuar një diskutim me ekspertë të fushës. Garantojmë se kjo katrahurë nuk do të vijojë më në Malin e Tomorrit. Ne do të vijojmë të kryejmë diskutime me të njëjtën procedurë në të gjithë vendin tonë, ndërsa do theksojmë rëndësinë se pse zonat e mbrojtura duhet të jenë të tilla.  Mali i Tomorrit është një atraksion turistik dhe është një turp për administratën shqiptare qe lejon të vijojë shkatërrimi i këtij ambienti”-theksoi Klosi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: