Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha sot se ishte një gabim teknik kur dokumenti i Ministrisë së Shëndetësisë shoqërohej me një fusnotë të vendosur te emri i Kosovës. Ndërkohë që ai shprehu keqardhje për atë çka ndodhi dhe se shpreson që diçka e tillë mos të përsëritet.
“Më vjen keq që kjo ndodhi. Ne mbetemi të mendimit se nuk ka ndryshime në këtë çështje. Shpresoj se gabime të tilla nuk do të përsëriten. Sa i përket çështjes së Kosovës, të gjitha palët duhet të jenë të relaksuara”, citohet të ketë thënë Abazoviç gjatë një takimi të forumit “To Be Secure” – 2BS.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi vendosi një fusnotë në një dokument që paraqet masa të reja për të luftuar pandeminë e coronavirusit, ku përmendej edhe Kosova. Pas kësaj, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë përgatitjes së tryezës me grupin e ri të masave në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, ndodhi një gabim teknik, gjatë të cilit Kosova ishte shënuar me një fusnotë.

“Menjëherë pas operacionit, shërbimet e IT të Ministrisë së Shëndetësisë u korrigjuan, ata korrigjuan një gabim teknik, i cili mund të shihet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: