Presidenti i ri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka thënë se ka përmbushur premtimin, duke fituar zgjedhjet që në rrethin e parë të votimit. Ai beson se fitorja nënkupton mbështetjen e rrugës së Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

“Jam i bindur se nuk do t’i humbim pritjet e qytetarëve dhe se në pesë vitet e ardhshme do ta bëjmë këtë hap përfundimtar”, tha Gjukanoviç.

Ai tha se e vlerëson entuziazmin, besnikërinë dhe angazhimin e qytetarëve dhe se është i lumtur të kuptojë se në këtë mënyrë do të çojë në një jetë më të mirë edhe pse kanë probleme në jetën e përditshme. Ai falënderoi DPS-në dhe partnerët e koalicionit dhe tha se ata ishin “një koalicion i pamposhtur”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: