Konfirmohen 8 raste të reja me koronavirus në Malin e Zi. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakovicc.
Erakoviç tha se aktualisht 51 persona në Mal të Zi janë aktiv me COVID-19.

Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pas dy cikleve, me gjithsej 28 ditë pa raste të reja të të infektuarve. Por, më 14 qershor sërish u regjistrua një rast me koronavirus.

Aktualisht Mali i Zi ka vendosur disa masa në kufi për hyrjen e shtetasve të huaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: