MALI I ZI- Një inicident është regjistruar në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi në Malin e Zi, ndërsa raportohet për një të vdekur. Bëhet fjalë për tragetin grek “Horizont”, i cili kishte ndaluar në Zelenikë për një remont, e më pas ka hyrë në gjirin Bokokotorksi. Sipas mediave malazeze, mësohet se viktima është pjesë e ekuipazhit të tragetit, i cili dyshohet të jetë helmuar me gaz ose kimikate, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Sakaq, mësohet se 3 persona janë intoksikuar dhe janë dërguar me urgjencë për mjekim në një spital privat. Po sipas këtyre burimeve, trageti grek kishte pjesë të ekuipazhit të tij anëtarë të huaj. Mediat malazeze pohojnë se është duke u disktuar se cili nga shtetet do kryejë hetimet për zbardhjen e asaj çka ka ngjarë.

Ndërkohë, ditën e djeshme nuk është kryerë asnjë lundrim në portin e Vlorës, ndërsa mësohet se i njëjti target do të kryente edhe linjën Shëngjin-Brindizi. Ndërkaq, pritet të zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: