Mali i Zi i ka dërguar notë proteste Shqipërisë për ndotjet në lumin Buna, kryesisht. Pas kësaj, ka ardhur reagimi nga ministri i Mjedisit Blendi Klosi.

Klosi shprehet se do të hetohet rasti në lumin Buna. Ai thotë se bashkitë nuk marrin përgjegjësi për ndotjen. Ministri thekson se ata që ndotin mjedisin do të përgjigjen, jo vetëm me gjoba, por edhe me heqje lirie.

“Do të hetojmë rastin e ndotjes në lumin Buna. Bashkitë nuk marrin përgjegjësi për ndotjet.

Për personat që ndosin mjedisin, nuk do të ketë vetëm gjoba, por rrezikojnë edhe heqjen e lirisë”, tha Klosi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb