Analisti malazez Ljubomir Filipoviç në një intervistë në “News24”, duke folur për zgjedhjet në Mal të Zi, deklaroi se rezultati këtë herë ishte befasues.

“Rezultati ishte befasues për mua dhe një pjesë të opinionit publik. Ishte sukses për publikun por edhe befasues si rezultat. Opozita ka mbështetjen e nacionalistëve serbë”, tha Filipoviç.

Ljubomir Filipoviç u shpreh se nëse ndryshon qeveria në Mal të Zi dhe pushtetin e marrin serbët, atëherë shteti malazez rrezikon të ndryshojë politikën e jashtme.

“Qeveria e Gjukanovic ka qenë gjatë në pushtet dhe ka pasur akuza për korrupsion e kjo ka ndikuar në opinion. Një problem kryesor ka qenë edhe Kisha. Patjetër që feja zë vend të rëndësishëm për popullatën.

Zgjedhjet Ne Mal Te Zi
Zgjedhjet Ne Mal Te Zi

Intervista e plotë:

Si i vleresoni zhvillimet e së dielës në Malin e Zi? A ishin të pritshme në gjykimin tuaj?
Rezultati ishte befsues, jo vetëm për mua por edhe për publikun malazez. Rezultati ishte sukses për opozitën në përgjithësi, por veçanërisht për opozitën që mbështetet nga lëvizja nacionaliste serbe.

Pse Gjukanoviç nuk i fitoi këto zgjedhje? Pse nuk mund ta formojë qeverinë e re?
Problemi kryesor ishte fakti që kjo qeveri ka qëndruar në pushtet për një kohë të gjatë. Gjithashtu një faktor i rëndësishëm për ndryshimin ka qenë edhe kisha, me ndërhyrjet nga Serbia dhe Rusia. Edhe pse kjo qeveri ka bërë gabime, ka qëndruar në pushtet për rreth 30 vite. Ajo çfarë vlen të thihet është se nuk pati pakënaqësi për reformat apo korrupsion.

Çfarë mund të thoni për koalicionin që do formojë qeverinë e re?

Është një koalicion interesant. Janë të mbështetur nga forca pro serbe dhe pro ruse. Megjithatë nuk mund ta formonin qeverinë pa partitë më të vogla opozitare. Tashmë ata kanë rënë dakord për principet e tyre që do formojnë qeverinë e re.

Këto parti konsiderohen si pro serbe, por sa pro europiane janë ato?
Mesa kam dëgjuar sot mesazhe nga Bashkimi Evropian, nuk kanë kushtuar shumë rëndësi formimit të qeverisë se re apo partive që do formojnë qeverinë e re. Dhe ne fakt kjo është mjaft shqetësuese. Partia më e fortë e koalicionit të ri është parti pro serbe dhe pro ruse që mori një mbështetje prej 35 përqind. Partia më e vogël Ura mori një mbështetje prej 5 përqind dhe nuk mund ta dominojë qeverinë e re dhe politikat e saj. Ura, parti multietnike me një shqiptar etnik që e drejton atë, nuk mund të jetë natyralisht, pjesë e një koalicioni ku njerëzit mbështesin haptazi idenë e Serbisë së Madhe.

Filipovic
Filipovic

Një shqiptar, Dritan Abazoviç, është konsideruar si celës për formimine qeverisë së re. Çfarë mund të thoni lidhur me të?
Abazoviç është një i ri i arsimuar dhe lider i një partie pro europiane si URA. Ai gjithnjë ka qenë i dedikuar për një Mal të Zi europian dhe të anëtarësuar në NATO, për një Mal të Zi të lirë dhe multietnik. Fatkeqësisht, ai nuk është autoriteti më i madh në partinë e tij; ka biznesmenë dhe grupe interesi që ndikojnë në partinë e tij URA. Dritani është një shqiptar etnik por nuk është politikan shqiptar. Ai mund të kujdeset për interesat e komunitetit shqiptar por kjo nuk është në prioritetet e tij.

Çfarë mund të thoni për deklaratat e fundit të Abazoviç se “Mali i Zi nuk do të jetë Sparta e Serbisë dhe as krahinë e Shqipërinë e madhe”?
Mendoj se ai e mendon vërtet një gjë të tillë. Megjithatë Abazoviç nuk ka fuqi brenda partisë së tij dhe sigurisht as mes opozitës për të përmbushur premtimet. Gjithashtu askush nuk ka frikë nga Shqipëria e Madhe në Mal të Zi, ndërsa Serbia e Madhe është vërtet një kërcënim.

Si e portretizoni Abazoviç si politikan? A mund t’i mbrojë ai interesat e shqiptarëve?
Ai është një politikan pro europian dhe pro NATOs. Është një shqiptar etnik, por është politikan i Malit të Zi. Fuqia e tij është e vogël, dhe prandaj mund të bjerë lehtësisht pre e presioneve nga kolegë të tij të opozitës, të cilët nuk kanë vlera të njëjta me të. Kjo fatkeqësisht e bën atë një lider të dobët.

Si e shihni të ardhmen e Malit të Zi me qeverinë e re?
Fatkeqësisht zymtë. Nëse Dritani e formon qeverinë me serbomëdhenjtë, do të jetë vetëm tranzitore dhe nuk do të mund të rritet asnjëherë aq sa duhet.

Analisti Malazes
Analisti Malazes

Si ishte proçesi zgjedhor gjatë një kohe pandemie?
Ka qenë një periudhë interesante. Ishte ndryshe. Nuk ka pasur grumbullime të mëdha, por Kisha organizoi në fakt, organizoi grumbullime kundër rregullave që prej dhjetorit të kaluar. Këto grumbullime të organizuara nga kisha serbe ishin edhe nxitëset kryesore të fitores së opozitës.

Si paraqitet situata e coronavirusit në Mal të Zi?
Situara nuk është e mirë. Nuk kemi pasur sezon turistik. Është vetëm 10 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Kjo patjetër që ka efekt negative edhe në fusha të tjera. Po përballemi me një krizë ekonomike si pjesa tjetër e botës. Shpresoj që kjo mos sjellë probleme të tjera dhe destabilitet në shoqëri. Kur destabiliteti prek një vend në rajon, atëherë preken edhe vendet e tjera të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb