MALI I ZI-Koalicioni opozitar Fronti Demokratik ka 20 ditë, që bllokon sheshin përpara Parlamentit, me kërkesën e dorëheqjes së kryeministri Milo Gjukanoviq.

Për një vend, që ka vetëm pak më shumë se 600 mijë banorë, një protestë me 18 mijë pjesëmarrës nuk është e papërfillshme.

Gjukanoviqit i është kërkuar të largohet deri më 24 tetor, përndryshe Fronti thotë se do të mbledhë gjithë Malin e Zi për të rrëzuar qeverinë. Por, a ishte spontane e gjithë kjo? Në manifestimin fillimisht paqësor, tubuesit mbanin në duar sa flamuj malazezë, ashtu edhe flamuj serbë.

Koalicioni opozitar gëzon në fakt simpatinë e banorëve të disa zonave brenda vendit, që shpesh e identifikojnë veten si serbë, e që në 2006-n votuan kundër referendumit të Pavarësisë. Tabloidi “Informer” dhe “TV Pink” e kanë akuzuar hapur Frontin Demokratik për lidhje me Partinë Demokratike serbe “DSS”, të ish-kreut të shtetit serb, Vojislav Koshtunica.

Por të tjerë mendojnë se, pas këtij përshkallëzimi fshihet dora e Moskës. Nuk është mbase ras tësi, që ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ishte i pari që reagoi, duke shprehur shqetësim ndaj përdorimit të forcës kundër manifestuesve.

Moska, sipas ekspertëve, beson se një afrim i shpejtë i Malit të Zi me BE-në dhe NATO-n nuk ka për të qenë aspak burim prosperiteti, por përkundrazi, do t’i ndezë edhe më shumë gjakrat, duke polarizuar pozicionet politike dhe ideologjike në shoqëri.

Gazetari maqedonas, Vladimir Petreski është i bindur se, Rusia po përdor në Mal të Zi të njëjtën propagandë si në Maqedoni. Nëpërmjet influencës së vetë në botën ortodokse, Kremlini, këmbëngul ai, hedh farën e përçarjes në Ballkanin Perëndimor, me qëllimin të forcojë peshën e vetë ndërkombëtare.

E me këtë arsyetim, nuk është çudi që Mali i Zi, i etiketuar dikur “si dalja e Moskës në det”, të jetë fushëbetejë e një tjetër përplasjeje të heshtur Rusi-Perëndim.

Rusët janë renditur gjithmonë në kr ye të listës së investitorëve në këtë vend, por që kur Podgorica nisi ta kthejë vëmendjen nga Bashkimit Evropian e të lakmojë paratë e pasanikëve nga Lindja e Mesme dhe Gjiri Persik, influenca ruse atje është në rënie, ndaj dhe Moskës kjo, padyshim, nuk i vjen për shtat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: