Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 545 mostrave për koronavirusin.

Një total prej 116 rastesh të reja pozitive të infeksionit u regjistruan në laboratorët e Institutit dhe laboratorëve të tjerë në vend që kryejnë diagnostikimin PCR për COVID-19, raporton media Vijesti.

Asnjë vdekje nuk është raportuar që nga raportimi i fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 149 dhe që nga fillimi i vitit, 158.

Në 24 orët e fundit, 88 pacientë janë shëruar gjersa numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 3 699.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me koronavirus në Mal të Zi është 10 313.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb