PODGORICA

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën e 822 mostrave për koronavirusin e ri.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 219 raste të reja pozitive të virusit.

Më shumë të infektuar me Covid-19 në Mal të Zi u shënuan në komunat e Berane, Podgoricës, Nikshiçit, Rozanjës, Kotorr etj.

Dy të vdekurit e fundit në Mal të Zi nga Covid-19, janë të ditëlindjeve 1977 dhe 1962, që ishin trajtuar në Nikshiq e në kryeqytet.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 105 persona dhe që nga fillimi i vitit 114.

Ndërsa, 84 pacientë janë shëruar nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 në Mal të Zi është aktualisht 1 630.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb