Mali i Zi regjistroi raste të reja me COVID-19 dy javë pasi shpalli lirinë nga pandemia, për shkak se disa qytetarë kishin marrë pjesë në Beograd në një ndeshje futbolli me mijëra persona, njoftuan sot autoritetet.

Autoritetet kishin deklaruar më 2 qershor se Mali i Zi, vend i vogël i Ballkanit , nuk kishte regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19 që prej 5 majit dhe se nuk kishte më raste aktive me këtë sëmundje.

Por, Jevto Erakovic, drejtor i Qendrës Klinike në Podgoricë njjoftoi sot se kishte nëntë raste të importuara duke dënuar sjelljen e disa individëve të papërgjegjshëm.

Mes këtyre rasteve, shtatë janë malazez që kishin shkuar javën e kaluar në Beograd, për të marrë pjesë në derbin mes Partizanit dhe Yllit të Kuq, dy rivalët e mëdhenj të futbollit serb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: