Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të paguajnë nga 15 euro taksë në pikë kalimin kufitare me Malin e Zi, për të hyrë në këtë shtet. Por, kjo nuk i ka penguar 7 mijë kosovarë që gjatë dy ditëve të fundit të shkojnë në Ulqin.

Ndonëse, të premten ishte raportuar në disa media se Mali i Zi e ka hequr taksën kufitare për qytetarët e Kosovës një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në një prononcim për Telegrafin, deputeti në parlamentin e Malit të Zi nga Lista shqiptare, Genc Nimanbegu, tha se për heqjen e kësaj takse janë marrë disa iniciativa, mirëpo ende nuk ka ndonjë vendim nga qeveria e shteti malazez.

Sipas tij, po flitet që kjo mund të ndodh më 1 qershor, por siç u shpreh ai ende asgjë nuk është e sigurt. “Nuk është larguar taksa në kufi. Iniciativat janë bërë disa herë nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, edhe ne si deputet kemi ndërmarrë iniciativë të tillë. Edhe Rozhaja po ashtu edhe Komuna e Ulqinit si duket kanë bisedua për të, por kur do të do të merret vendimi ende nuk kam asgjë konkrete, edhe pse flitet që më 1 qershor”, –ka thënë Nimanbegu.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Ndryshe, drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka bërë me dije se nga të dhënat që ka marrë nga pika kufitare në Muriqan për dy ditë në Ulqin kanë hyrë afër 7,000 qytetarë nga Kosova.
“Nga të dhënat që kemi marrë nga pika kufitare në Muriqan, afër 7 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Ulqin në pikën kufitare. Besojmë se shumë shpejtë kësaj shifre do t’i shtohet edhe një zero”.- ka deklaruar ai.

Pas përmirësimit të motit, një numër i madh i kosovarëve gjatë këtij vikendi janë nisur edhe për në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb