Mali i Zi renditet i pari në Evropë për nga numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë, në 100 mijë banorë. Ky shtet ka një normë prej 2,385 rastesh të regjistruara me koronavirus për 100,000 banorë, ndërsa ndiqet nga Armenia dhe Spanja.

Ndërkohë, në vendin e 11 renditet Maqedonia e Veriut, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 14. Në bazë të të njëjtave kritere, Shqipëria renditet në vendin e 27-të, ndërsa Kosova është atë të 17-in.

Ndërkohë që Kroacia në vendin e 28-të, ndërsa Serbia në vendin e 30-të me 509.12 të infektuar për 100,000 banorë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb