(Në përditësim) Ditën e sotme, qytetarët e Malit të Zi që prej orës 07:00 i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri. Këto votime po mbahen në një kohë të shoqëruar nga shumë ngjarje, si ‘përplasjet’ për ligjin e fesë apo dhe për shkak të pandemisë së COVID-19.

Në zgjedhjet e sotme garojnë Partia Social Demokrate e presidentit Milo Gjukanoviç dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik. Kjo e fundit mbështet lidhje me të forta me Serbinë dhe Rusinë. Pjese e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione, ndërsa partia e Gjukanoviç kërkon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet.

Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI, ndërkohë që shqiptarët synojnë dy mandate. Kujtojmë se politika shqiptare iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi që votojnë masivisht dhe të mbështesin partitë shqiptare.

PERDITESIM MINUTE PAS MINUTE
ORa 11:25-
Mesohet se në orën 10:00 votoi kryetari i bashkisë së Tuzit, Nik Gjeloshaj, njëherësh dhe kandidat për deputet në Listën Shqiptare. Ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm që të shprehin bindjen e tyre me votë.

“Sot vendosin qytetarët, më pas flasim ne. Ne e kemi prezantuar platformën qeverisëse. Sot presim rezultatet e zgjedhjeve. Presim rezultatet, jemi fokusuar te fitorja. Fokusi ynë do jenë investimet për shqiptarët. Lista shqiptare, të paktën 2 deputetë në Parlament”, tha Gjeloshaj.

Një reagim për mediat tha dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, kandidat i Listës Shqiptare në Tuz, Nikollë Camaj. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë. “Dilni e shfrytëzoni të drejtën e votës! Unë këtë të drejtë e realizova në ora 10! Kësaj radhe, vet i pesti, sepse e gjashta nuk ka të drejtë vote; akoma!”, tha ai.

Mësohet se deri më tani kanë votuar 14.3% e zgjedhësve dhe në total të drejtën e votës e kanë 540.026 qytetarë. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në Mal të Zi ka 1.217 qendra votimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: