Pesë persona janë vrarë pas një sulmi me armë dhe granadë në një klub nate në kryeqytetin e Malit, në Bamako. Mediat e huaja bëjnë të ditur se tre prej tyre ishin europianë, përfshirë këtu një francez dhe një belg. Ky i fundit është anëtar i delagacionit të BE-së në Mali, ka njoftuar Federika Mogerini.

Dëshitarët në vendngjarje janë shprehur se sulmuesit teksa kryen sulmin thërritën: Allahu Akbar. Mediat raportojnë se kjo është hera e parë që ndodh një sulm i tillë në kryeqytetin e Malit. Ende nuk është bërë e ditur se kush e ka kryer sulmin, por militantët islamikë të lidhur me al-kaed-an kanë vite që luftojnë me forcat ushtarake të veri të Malit. Ndërkaq, presidenti francez, Holond, ka reguar duke dënuar sulmin në fjalë.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: