Një sulm me autobombë është kryer ndaj ushtarëve francezë që ndodhen në Mali në kuadër të Operacionit “Barkhane”.

Sipas lajmeve në median kombëtare, autobomba kishte objektiv ushtarët francezë në rajonin Timbuktu që ndodhen në kuadrin e operacionit Barkhane dhe si pasojë e sulmit janë plagosur një numër i madh i ushtarëve.

Ndër të tjera njoftohet se në rajon dërguar shumë helikopterë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 10 qershor kishte bërë të ditur se do të përfundojnë Operacionin “Barkhane” si një pjesë e një transformimi të thellë të pranisë ushtarake të vendit të tij në rajon.

Franca filloi këtë operacion më 1 gusht 2014 pas operacionit ushtarak “Serval” që kishte filluar në fillim të viti 2013 në Mali. Në Operacionin “Barkhane” i cili ka një kosto 1 milion euro në ditë, janë mobilizuar mbi 5.000 ushtarë francezë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb