MALIQ- Policia e Korçës gjatë kontrolleve në lokale të ndryshme, ka arrestuar në Maliq një 35-vjeçar nga Korça.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar në një lokal të Libonikut, Ervis Bode, 35 vjeç banues në Korçë. Atij iu gjet një sasi prej 52.6 gr kokainë.

“Gjatë kontrollit të çantës së tij personale, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 52.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: