MALIQ- Një 35-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij. Burime nga policia e Korçës bënë me dije se bëhet fjalë për Sonel Bylykbashin, banues në fshatin Zvezdë.

Të njëjtat burime theksuan se ka qenë bashkëshortja e tij, shtetasja me inicialet M.B, 26 vjeçe, e cila ka deklaruar se më datë 2 dhjetor i riu kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: