MALIQ

Pas një sherri të ndodhur ditën e djeshme në Maliq, Policia ka arrestuar një 26-vjeçar dhe një  tjetër e ka proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin  kanë goditur me mjete të forta një të ri , i cili ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas policisë, përplasja ka ndodhur për motive të dobëta dhe po vijon puna për dokumentimin e plotë të saj.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: U.Z, 26 vjeç, si edhe filluan procedimin  penal në gjendje të lirë ndaj  shtetasit: L.H, 18 vjeç, banues në fshatin Kolanec. Ditën e djeshme në fshatin Kolanec dy shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.K, 23 vjeç, banues në Klocë, ku gjatë konfliktit shtetasi U.Z, dyshohet se ka plagosur me send të fortë 23 vjeçarin, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa shtetasi L.H, e ka kanosur.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja””, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: