Deputeti i ri i Kuvendit, Lefter Maliqi, ka bërë deklarata të forta nga Kryesia e Kuvendit dhe kërkon me ngulm zgjedhjen e krizës së rëndë politike ku vendi ndodhet sipas tij.

Sipas Maliqit, situata në administratë e veçanërisht në burgje është e rëndë, pasi siç tha, “çdo gjë aty funksionon në bazë të lidhjeve nepotike. Ndërsa emërimet realizohen nga bandat kriminale”.

Deputeti hodhi idenë se vendi duhet të shkojë në zgjedhe të parakohshme, pasi Parlamenti është ktheyr në një vend qesharak.

“Vendi duhet të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Parlamenti është bërë qesharak, më vjen zor që jam pjesë e tij. Ka ardhur momenti që Kryeministri të ulet me Presidentin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Vetëm kështu zgjidhet kjo krizë e rëndë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: