Deputeti Lefter Maliqi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se shumë shpejt shqiptarët do të shpëtojnë nga dy fatkeqësi, nga Covid-19 dhe mamuthi i krimit dhe korrupsionit Edi Rama.

Maliqi shprehet se sot shteti shqiptar duhet t’i paguajë 140 milionë dollarë ndaj Bechettit, pasi Rama ia mbylli biznesin në Shqipëri.

Postimi i Lefter Maliqit:

Shume shpejt Shqiptaret do shpetojne nga dy fatkeqesit,Covid – 19 dhe nga Mamuthi i krimit dhe korrupsionit.Piktori aventurier me buzëqeshje te ngrire.BE e ndihmon me 50 milion euro per Covid – 19 kur ky gezim papritur i kthehet ne zemerim pasi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington ( SHBA ) vendosi qe 140 milion dollaret do ti paguaj Shteti Shqiptar biznesmenit Italian Francesko Bexhetit,te cilit aventurieri Rama i mbylli biznesin(median) ne Shqiperi.

Kjo do penalizojë buxhetin e xhepat e taksapaguesve shqiptar. Nuk duhet të ndodhë kurrë që për debate personale e kapriço meskine të “Rilindasve” të detyrohet shteti shqiptar të paguajë as një lek e jo më shuma kaq të mëdha. Kjo erdhi si pasojë e arrogancës,papërgjegjshmërisë së Edi Ramës.Shikojeni shqiptar se si është qeverisur Shqipëria këto vite, shikoni se përse nuk jemi në gjendje të përballemi e përballojmë fatkeqsi pa kërkuar ndihmën e europës dhe botës sepse jemi qeverisur nga antishteti, nga papërgjegjshmëri, nga arroganca, nga deliri,nga aktrimi dhe babezia e Oligarkeve dhe krimit.Zoti i bekofte shqiptaret?.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb