Deputeti opozitar, Lefter Maliqi, bëri thirrje për revolucion për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, pasi sipas tij, Shqipërinë do ta marrë lumi.

Nga foltorja e Kuvendit, Maliqi theksoi se të gjithë këta politikanë do ta bëjnë siç duan vetë Reformën Zgjedhore, duke shtuar se armiku i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama.

“Nuk dua të bëj replikë, por dua t’iu bëj me dije shqiptarëve se Reformën Zgjedhore do ta bëjnë siç duan këta. Të gjithë e keni parë armikun ted era, armikun e padukshëm, armikun e shqiptarëve, armiku i shqiptarëve është këtu, që mungon sot, ky që do të legalizojë hashashin, të fusë drogën në Shqipëri. Hashashi nuk mund të legalizohet nga njeriu i krimit, i hashashit, i drogës. Veprimet çnjerëzore të tij janë të mëdhaja, ashtu sic ka përdorur gazin lotsjellës ndaj grave e fëmijëve. Ky nuk ikën nga pushteti, ka ardhur koha të ngrihemi në protesta. Kjo duhet të ndodhë, ndryshe këtë Shqipëri po e merr lumi”, tha Maliqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb