Deputeti Lefter Maliqi thotë se përshëndetja e Mike Pompeo-s për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore është hapi i parë për ikjen e Ramës dhe se ai vetë do e votojë.

Maliqi bën thirrje që opozita parlamentare mos i bashkohet aktrimit të Ramës, pasi nuk ka më shaka.

Sipas Maliqit Amerika nuk ia beson fatin shqiptarëve Ramës që i ka dalë boja por ai do e votojë marrëveshjen sepse e mbështet Sekretari amerikan i Shtetit dhe nuk lejon asnjë të dalë kundër partnerik strategjik të Shqipërisë.

 

 

STATUSI I LEFTER MALIQIT

Vendi i Demokracise se vertet SHBA pershendet marreveshjen per reformen zgjedhore,e cila eshte hapi i pare per ikjen e Diktatorit Rama. Ftoj miqte e mi te opozites parlamentare te mos bashkohen me aktrimin dhe fundin e turpshem te Beut te Surrelit. No more jokes,Rama!

Amerika eshte vendi qe shqiptaret e duan per shume arsye dhe Amerika nuk lodhet duke na mbeshtetur ne cdo forme.

Dhe USA meriton seriozitet!

Rama – se ti di anglisht me mire se une, po ama kete shprehjen fiksoje “No Jokes”.

Se ti shikon dhe filma. Po,po, per ate te fundit e kam. Joker-in.

No jokes! No films! No Joker! Konflikti eshte ai qe lind drama,sa me shume konflikt gjen aktori aq me interesante behet shfaqja e tij – keshtu thoshte ne fillim te viteve 70′ Michael Shurtleff nje prej Uraganeve te Broadëay-t. Nderkohe Ramziu nje kopjac i keq dhe pa pike virtualiteti kerkon te gjeje kudo konflikt ne favor te performances se tij. Harron ky ditezi e driteshkurter se Amerika nuk ia beson fatin e Shqiptareve apo integrimin si te tille nje pseudo artisti dalë boje qe per me teper aktrimin e kthen ne palaçollek.Une votoj marreveshjen e mbeshtetur nga Sekretari Amerikan Pompeo sepse nuk lejoje askend te veproj kunder partnerit strategjik ??????.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb