Aktori dhe regjisori i njohur amerikan, John Mallkovich ka paralajmëruar se në Shkup do të xhirohen filma hollivudianë, menjëherë pasi të krijohen më shumë studio filmike në periferi të qytetit, në kuadër të projektit ”Shkupi – Park teknologjik”.

”Do të doja t’i përshëndes miqtë e mi nga Maqedonia e Veriut dhe t’ju tregoj se sa i emocionuar jam që të bashkëpunoj me kolegët e mi profesionistë D.V. Mafet dhe Met Dillon në ngritjen e studios filmike, muzikore dhe mediatike të kalibrit hollivudian, me certifikatë për ndërtim ekologjik në Shkup. Studioja e parë e këtij lloji në të gjithë Ballkanin”, deklaroi Malkovich për RTVM.

Ai paralajmëroi se do ta vizitojë Shkupin menjëherë pasi qeveria maqedonase të miratojë
projektin ”Shkupi – Park teknologjik”.

”Vendosëm që projektin ta emërtojmë ”Stounbridge studio” për nder të kulturës së pasur dhe historisë së jashtëzakonshme të popullit maqedonas”, theksoi Malkovich.

”Jemi të emocionuar jo vetëm sepse do të punojmë dhe xhirojmë filma hollivudianë në Shkup, por do të ndihmojmë që më shumë të forcojmë filmin ballkanas si dhe komunitetet e muzikës dhe artit në çdo mënyrë të mundshme. Besoj fuqishëm se projekti do të jetë me rëndësi kyçe për vendin dhe rajonin”, tha Malkovich.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: