MALLAKASTER –Forcat zjarrfikëse në Mallakastër i kanë shpëtuar jetën një vajze 25-vjeçare, e cila kishte rënë në një pus 23 metra të thellë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Mallakastër, ku 25-vjeçarja Arta Bregasi ka rënë aksidentalisht në pus.

Familjarët e saj lajmëruan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilët ndërhynë në kohë duke shpëtuar vajzën. Mësohet se zjarrfikësi Erlind Korçari, që u fut në pus duke bërë të mundur nxjerrjen e 25-vjeçares, ka shfaqur probleme asfiksimi dhe është transportuar në spital. Ndërkohë mësohet se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas ngjarjes, punonjësit e zjarrfikëses deklaruan se Erlind Korçari u fut në pus me litar, pa maskë dhe pa oksigjen, për shkak se zjarrfikësja e Mallakastrës nuk disponon mjetet e duhura për raste të tilla. Madje ata thonë se nuk kanë as makinë zjarrfikëse dhe detyrohen të shkojnë në vendet ku ka nevojë me mjete personale.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb