Një 35-vjeçar në Mallakastër ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar municione luftarake.

Mësohet se është arrestuar Berti Xhelaj, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan 61 fishekë automatiku model 56, 1 krëhër dhe 6 mbajtëse metalike fishekësh.

Para se të fillonte kontrolli Berti Xhelaj u largua me shpejtësi nga banesa duke mos u bindur thirrjeve të policisë, por pas ndjekjes nga patrulla e policisë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: