Një 38-vjeçar është qëlluar me çifte, duke mbetur i plagosur sot në mesditë në Mallakastër. Mësohet se i plagosuri quhet Taulant Azizaj nga fshati Kut i Mallakastrës dhe ai është qëlluar me armë gjahu ne kokë dhe në krah nga një person i paidentifikuar deri tani. 38-vjeçari është dërguar në spital dhe nodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë dhe motivi ka qënë banal. Policia ka identifikuar auotrin e ngjarjes i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime zyrtare të policisë pohuan se është shumë pranë arrestimit të autorit. I plagosuri është marr në pyetje dhe më pas është larguar për në banesën e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: