MALLAKASTËR- Dhjetëra hektarë me pyje dhe ullinj janë djegur nga një zjarr masiv që ka përfshirë disa fshatra të Mallakastrës që prej ditës së djeshme. Zjarri ka rëndë në fshatrat e Belishovës, Romsit dhe Drenovës. Mësohet se në Roms dhe Drenovë janë djegur 79 hektarë me pyje dhe ullinj ndërsa në Belishovë janë djegur 10 ha me ullinj dhe shkurre.

Zjarri ka rënë që prej ditës së djeshme dhe vijon të përparojë, pasi ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur, për shkak të terrenit të vështirë malor. Ndërkohë që nga flakët e zjarrit rrezikohen puset e naftës.

Drejtori i Shërbimit Pyjor në Fier, Agim Hoxha në një lidhje telefonike për News24 tha se situata paraqitet problematike, por për momentin puset e naftës ndodhen larg vatrës së zjarrit dhe situata është nën kontroll, pasi 6 zjarrfikëse janë të pozicionuara për ruajtjen e tyre.

Zjarri vijon të djegë pishat në fshatin Belishovë ndërkohë që për neutralizimin e flakëve janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: