MALLAKASTËR- Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se dhunoi babain e tij.

Burime zyrtare bënë me dije se Alfons M., banues në Ballsh, dyshohet se ka rrahur babain e tij të moshuar 71-vjeçar si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: