Champions League mbetet një mallkim për Juven, nuk ka asnjë efekt as kura C.Ronaldo. Ylli portugez u transferua në Torino me një qëllim të qartë, të fitonte kupën me “veshë të mëdhenj”, atë që dinte të bënte më mirë, por për të tretin vit radhazi “Zonja e Vjetër” largohet e dëshpëruar. Fillimisht Ajax në fazën çerekfinale, më pas Lion e Porto në 1/8, tre eliminime të turpshme që vendosin në pikëpyetje të madhe projektin e bardhezinjve. I pari që mund të largohet në fund të sezonit është pikërisht Ronaldo, kjo pasi pa paratë e Champions League është e vështirë të përballosh një pagë prej 31 milion euro në sezon, aq më tepër që edhe në Serie A nuk janë më favorit për të fituar. As vetë Ronaldo nuk do ti pëlqente të kalonte edhe një tjetër vit, të katërtin, në një klub që nuk i plotëson egon e tij për të fituar edhe një herë Champions League.

Pirlo
Pirlo

Juventus duhet të bëjë edhe një herë llogaritë nga e para, duhet të përcaktojë qartë boshtin e së ardhmes ndërsa një temë më vetë është dhe rinovimi i Paulo Dybala. I sigurt për të ardhmen edhe pas këtij eliminimi duket Andrea Pirlo: “Jam trajneri i Juves në këto momente dhe po punoj për një projekt të sapo nisur. Ky vit është vetëm fillimi i projektit, vazhdoj i qetë në punën time”, u shpreh Pirlo pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb