Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Roma ka ndaluar lojtarët e saj që të bëjnë foto me reperin e famshëm kanadez, Drake, pasi ky i fundit konsiderohet si tersndjellës nga tifozët. Në një njoftim në profiling zyrtar në Twitter, klubi verdhekuq njofton se “të gjithë lojtarët e Romës e kanë të ndaluar të bëjnë foto me Drake deri në përfudnim të sezonit”.

Roma Njofim Drake
Roma Njofim Drake

Në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit, me Champions League që mbetet për t’u arrirë dhe në prag të sfidës direkte me Interin, Roma ka zgjedhur të shmangë “mallkimin Drake”. Reperi kanadez duket se influencon gjithnjë në aspektin negativ në rezltatin e ndeshjes, sidomos tek ato ndeshje ku lojtarët bëjnë foto me të. Gjithçka ka ardhur pas një fotoje të bërë me Obamejang, ndërsa Arsenali u mposht nga Ervertoni dhe doli jashtë zonës Champions.

Drake Tersi
Drake Tersi

Nuk i eci mbarë as Agueros, që publikoi një video me reperin dhe humbi një penallti për Sitin në përballjen e fituar nga Totenhemi në Champions. I njëjti fat dhe për Borusian e Dortmundit, që pas fotos së Sanços me Drake, u mposht 5-0 nga Bajerni. Më pas Pogba, foto me Drake dhe Mançester Junajid humbet me Barcelonën në shtëpi, për të vijuar me Kurzavën, që pa Parisin e tij të shkërrmoqet 5-1 nga Lila. Ndaj, te Roma mendojnë se për momentin Drake duhet të mendojë vetëm të performojë në skenë dhe të mos dalë foto me lojtarët verdhekuq!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: