Dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, kundër Izraelit dhe Islandës, janë jetike për objektivat e Shqipërisë në këtë edicion, janë shumë përcaktuese edhe për të ardhmen e Edy Reja-s. Teknikut italian i përfundon kontrata në nëntor, presidenti Duka, por dhe vetë Reja, janë të qartë se pas këtyre dy sfidave do të ulen në tavolinë për të vendosur të ardhmen. Reja kërkon me çdo kusht dy rezultate pozitive në këto dy përballje, një sipërmarrje aspak e lehtë, por si të mos mjaftojë kjo, pjesa më e madhe e legjionarëve nuk do të jenë në dispozicion, nuk janë në kushte optimale, ose kanë pak minuta në këmbë.

Gjimshiti Atalanta
Gjimshiti Atalanta

Lajmet që vijnë këtë periudhë nga Serie A, aty ku është dhe baza më e rëndësishme e Kombëtares, nuk janë aspak pozitive. Pas dëmtimit të Berat Gjimshitit, Reja humbi një tjetër shtyllë, Marash Kumbullën. Nga tre qendërmbrojtësit vetëm Ismajli është në kushte perfekte, titullar i padiskutueshëm me Empolin.

Hysaj
Hysaj

Së fundmi, Reja ka humbur edhe shërbimet e Elseid Hysaj. Anësori kuqezi nuk u grumbullua për ndeshjen kundër Sampdoria-s teksa ka pësuar një truam në gjoks. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një dëmtim serioz që kërkon të paktën 3-4 javë rikuperim.

Nedim Bajrami vijon sezonin me ulje ngritje, në këtë periudhë ishte më shumë me mendje te merkato, por pa mundur të largohet nga Empoli. Në sfidën e fundit kundër Verona nuk u preferua titullar, u aktivizua në fundin e pjesës së parë pas dëmtimit të Baldanzit. Nuk preferohet si titullar as Kristjan Asllani, por të paktën ylli kuqezi ka treguar një formë të mirë fizike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb