Didier Deschamps ka nisur me të vërtetë të shqetësohet. Dëmtimet e shumta po e ndërlikojnë këtë Botëror ende pa nisur mirë, por si të mos mjaftojnë mungesat, Francën e përndjek një “mallkim” që po përsëritet në edicionet e fundit.

Kush fiton Botërorin, në edicion pasues largohet që në fazën e grupeve. Kështu i ndodhi Italisë së Lippit në Afrikën e Jugut, i ndodhi Spanjës në Brazil, ndërsa e fundit që e pësoi ishte Gjermania në Rusi 2018.

Ky mallkim nuk ka ndodhur vetëm në edicionet e fundit, për është përsëritur shumë herë edhe në të kaluarën. A do të arrij Franca ta thyej këtë mallkim?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb