Tërheqje në muskulaturën e pulpës së majtë, në këtë përfundim kanë dalë mjekët e Juves pas ekzaminimeve që iu nënshtrua Giorgo Chiellini. Në fakt, mund të shkonte edhe më keq se kaq por në çdo rast bëhet fjalë për një tërheqje muskulore, pra bëhet fjalë për një dëmtim delikat.

As koha e rikuperimit nuk është ende shumë e qartë, por vështirë se Chiellini mund të zbres në fushë në 3-4 javët e ardhshme.

Kjo do të thotë se Allegri duhet të bëj pa shërbimet e qendërmbrojtësit në sfidën kundër Sassuolo në Kupë, kundër Atalanta dhe Torino në kampionat, ndërsa nuk pritet të jetë në fushë as për sfidën dyshe kundër Villareal në Champions League.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb