Mallorca nuk ushtroi të drejtën e blerjes së Vedat Muriqi, teksa çmimi i kartonit prej 12 milionë eurosh u cilësua si i lartë. Gjithsesi, pavarësisht të gjithave, klubi i La Liga nuk është dorëzuar dhe po përpiqet në të gjitha mënyrat të bindë Lazion.

Modestët spanjoll kërkojnë ulje të çmimit, por italianët vështirë se e pranojnë diçka të tillë. Maksimumi që lacialët mund të bëjnë është të ulin pretendimet e tyre në 11 milionë euro.

Muriqi
Muriqi

 

Vendimtare do jetë vetë dëshira e Muriqit. Sulmuesi kosovar ka pranuar me kohë se ndjehet mirë në Visit Mallorca Estadi (Palma de Mallorca).28 vjeçari udhëhoqi sulmin e skuadrën në gjysmën e dytë të sezonit, ku realizoi jo pak por 5 gola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: