TIRANE-Dhëndri i ish kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, tani anëtar i kryesisë së PD-­së, shprehet se Lulzim Basha duhet të kandidojë për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë në emisionin “Debat” me gazetarin Roland Qafoku, ai tha se vjehrri i tij, Sali Berisha, gaboi kur bëri koalicion me Ilir Metën në vitin 2009.

Ju ndjek fraza që jeni dhëndri i ish­kryeministrit Sali Berisha?
Është krenari të jesh dhëndri I Doktor Berishës si dhe i biri i tim eti. Janë personazhe publikë, që kanë kontribuar në zhvillimin e vendit, si dhe integrimit europian.
Por, jetojmë në një vend të vogël dhe parashikohen stigmatizime të tilla. Ju lodh kjo pyetje kur ua bëjnë shpesh?
Jo domosdoshmërisht. Nuk është hera e parë.
Zoti Malltezi, ndonëse jeni shprehur, por unë do të doja të diçka dicka më shumë arsyen e madhe përse vendoset të bëheni pjesë e politikës aktive, duke u bërë pjesë e strukturave drejtuese në PD?
Pjesë e strukturave të PD kemi qenë qënë dhjetorin e ’90­-ës, së bashku me time shoqe, duke protestuar për të drejtat tona, për të pasur një Shqipëri europiane. PD është një forcë e madhe. Ka arritur një vend të pazëvendësueshëm në integrimin europian, zhivllimin ekonomik. Jam krenar që kam dhënë dhe jap kontribut për këtë parti. Departamenti për Ambientin, Pyjet dhe Turizmin është i ri, por bën përqasjen e intelektualëve të rinj. Është një department ku e ndiej veten fare mirë dhe mund të kontribuoj që të sjell shqetësimet e qytetarëve. Pranë departamentit tonë, janë afruar shumë intelektuale, si professor Selfo, prof. Sulejman Sulçe, janë personalitete që i thonë shumë publikut. Kemi ofruar një plejadë intelektualësh, që tregon besueshmëri te qytetari.
Megjithatë, nuk mund të krahasohet ngazhimi juaj në fillim të viteve 90­ të me tani që jeni në strukturat e PD? Natyrisht por gjithsesi ai ishte angazhim.
Përse pikërisht zgjodhët Departamentit për Ambjentin, Pyjet dhe Turizmin, ndjeheni më komod apo e keni zgjedhur si nëj urë lidhëse teknike dhe me pjesën politike më vonë?

Të dyja janë. Por është edhe një fakt i tretë; interesi qytetar. Është një çëshjte ku mund të jap kontributin tim . Do të përpiqemi se ku mund të marrin zgjidhje qytetarët. Ka personalitete që nuk njihen, sepse nuk janë angazhuar politikisht, kanë qenë afër qytetarit.
Si është PD në këto momente ?

Si një zgjua bletësh. Gumëzhin, ka aktivitet, ka lëvizje.
Ishit në protestë sot?
Padyshim që po. Çështjet e mjedisit i kemi trajtuar që në vitin 1993. Duke bllokuar trafikun, së bashku me time shoqe, ne kemi protestuar për një jetë më të shëndetshme, për marrjen e masave mbrojtëse ndaj interesit të qytetarëve. Padyshim, që kanë qenë protesta qytetarësh.
Çfarë ndodh me bletët dhe mjaltin brenda PD?
PD pati një proces të kontaktimit të çdo simpatizanti, të dixhitalizimit të të dhënave. Kemi kontaktuar me të gjithë simpatizantët në çdo senksion për t’i ftuar sesi kemi ecur, çfarë mund të përsmirësojmë. Fati i madh është se, gjysma e tyre janë në angazhim. Sot kemi një antarësi reale, një numër real të simpatizantëve. Së dyti, procesi i analizave. Është lejuar çdo anëtar, të shprehë shqetësimin e tij… unë qenë aktiv në njësinë bashkike numër tetë, duke pyetur anëtarët se ku kemi çaluar. Rezulati I zgjedhjeve bazohet në tre pika. Faktori i parë, njëfarë shkëputje të PD nga qytetari i thjeshtë.
E shoqëruar me premtimet galopante të PS. E treta, u kombinua edhe me procesin e shitblerjes së votës. A bëri gabim qeverisja e Berishës?
Mundet. Angazhimi dhe bashkëqeverisja me Ilir Metën.
Koaliconi me Ilir Metën,ishte gabimi i parë i Berishës?
Jo detyrimisht. Për mua, mund të ishte një kopromis i duhur, por flisja për efektet të qytetarëve. Unë vetë, nuk e gjykoj se do të ishte detyrimisht gabim. Duhej formuar koalicion. Nuk mund të them se ishte mirë apo keq, ishte diçka e domosdoshme.
Çfarë i vlerësoni qeverisjes së kryeministrit Berisha?
Ka realizuar gjëra që nuk ka për t’i realizuar njeri. Antarësimi në NATO, ardhja e presidentit BUSH në Shqipëri është një arritje e madhe. Ai deklaroj në Tiranë: Shqipëria në Nato dhe Kosova e pavarur. Tuneli i Kërrabës, Rruga e Kombit, vepra që do të mbahen mend.
Ju përmendët pjesën e shkëputjes nga problemi te qytetari, shquani ndonjë personazh që u shkëput nga qytetari?
Nuk mund ta gjykoj. Në 2013-­ën, mori hov procesi i blerjes së votës, që është një vepër penale. Në Tiranë, në Lezhë. Çështja nuk është këtu. Unë nuk paragjykoj qytetarin. Ne nuk arritëm ti tregonin qytetarit se si elector do të sjellë më shumë para sesa shet ti votën. Ështe problem i brendshëm i PD­-së.
Ju e dinit që kryeministri Berisha do të jepte dorëheqje?
Ai nuk ka dashur të premtojë gjëra që nuk i realizonte dot. Nga disa prej tyre, në 2009­-ën ishin firmosur me qindra HECE. Në fund të 2012­-ës, mbërritën gati në 400 kontata për ndërtim HEC-esh. Vetëm këto HEC-e sollën një punësim për 50 mijje persona. I themi zoti Berisha që premtimi juaj për 150 mijë vende pune është shumë konservator dhe të rriste shifrën. Por nuk pranoi. Kjo ështe shifër realiste dhe nuk mund të premtoj gjera që nuk mund ti mbaj.
Ishit në dijeni që zoti Berisha do të jepte dorëheqjen?
Po, një ditë më parë.
Si e pritët?
Është vendimmarrje kur zoti Berisha i ndërmerr, kur ai vetë bindet. S’e mbaj mend realisht si isha. Ndoshta nuk e ka menduar me gjënë e duhur. Vajza ime nuk mendonte si ishte gjëja e duhur. Unë isha në dilemë.
Po bashkëshortja?
Nuk di të them. Kur e thotë z.Berisha është e pamundur ta kthej. Edhe kur mori vendimin për bashkëpunimin me zotin Meta, na e komunikoi si vendim.
Si ishte impakti juaj i parë?
Ne kemi qenë në sallën e PD-së vjetër. Natyrisht, pati emocione të mëdha. Padyshim që u emocionuam. Është figura e madhe e periudhës së demokracisë.
Cili është roli në histori i Sali Berishës?
Shumë domethënës në proçeset e rëndësishme të këtij vendi. Si një geto e Afrikës në qendër të Europës. Ishte në kufijtë e mjerimit, fshatrat e Tiranës të dukeshin si fshatrat më të thella afrikane. Transformimi i sotshëm me të asaj kohe, është si nata me ditën .Vrasjen e Afrikës. Zoti Berisha, është studiues, mjek. Zoti Berisha ishte i njohur para se të merrej me politikë. Vrau frikën me shkrimet e tij. Kërkonte raportin e intelektualit me të vërtetën. Ishte i vetmi që ngriti zërin që të hiqej neni që vetëm partia komuniste ka të drejtë.
U angazhua si personazhi më i njohur mes studentëve të’90-­ës, një rol të jashtëzakonshëm të proceseve të rëndësishëm të Shqipërisë. Ekonomia e tregut u krijua nga asgjëja, heqja e vizave, rrugët kudo. Tani nuk na duken më çudi.
Pas 70 vjetësh që nga koha e kryeministrit Ibrahim Bicaku, Lulzim Basha është kandidati ­kryeministër i parë i diplomuar në Perëndim. Cfarë do të thotë kjo për ju?
Padyshim. Jo vetëm kryetarin, por edhe anëtarë që janë të dilpomuar në perëndim. Basha nuk është djalë i ri, është 40 vjec, moshë për tu bërë president. Është nje politikan I pjekur. Njeri që është rrahur me politikë. Ka një shkollim të mirë, të kryer në hollandë, njohuri të mira të ligjit. Ka punuar për Gjykatën e Hagës, ka punuar me projekte që PD krenohet. Është një gjë e mirë, që kemi këtë kryetar partie, i cili dallon dukshëm me pjesën e PS-­së. Edi Rama ka mbaruar për pikturë murale. Basha ka një ekpreriencë pune të mirë, qoftë si ministër, aktor në trashegiminë e mirë të PD. Edhe koordiantorët, drejtuesit e departamentëve janë shkolluar në perëndim. Duhet të themi se pesha e Sali Berishës në PD si kryetari që bëri historinë e kësaj force për 23 vjet vazhdon të jetë e madhe.
Si e balancon kryetari i ri Basha këtë peshë?
Zoti Basha është abslolutisht kryetari i PD, ai që merr vendimet. Ai mund të krijojë PD e tij. Basha ka nje profil ndryshe nga zoti Berisha. Zoti Basha ka krijaur një finozomi të tij.
Cila është cilësia që vlerësoni më shumë të Zotit Basha?
Do rigjallërojë stukturën e PD dhe anëtarësimet e reja të PD, dixhitailizimin e PD, zgjerimin e këshillit kombëtar. Figura të rëndësishme të Partisë Demorkatike kanë hedhur akuza të rënda… Unë do shqëtësohesha nëse të gjithë në PD do të flisnin në një zë. Për sa i përket kryetarëve të PD, dhanë dorëheqjen dhe nuk pranuan të kandidonin, si zonja Topalli apo zoti Patozi. Në kryesinë e PD, menyra e anëtarësit u bë përmes fituesve të sekretariatëve ose përmes garimit të drejtuesve të departamenteve. Përpara kemi zgjedhjet locale.
Si po organizohet PD për këto zgjedhje?
Së pari , harta administrative ëgsrë një ahrtë elektorale. E fut vendin në një ngërç. Ceshtja është e tillë. Sepse në zgjehdje vendore do kesh katër vite, nëse bën një gafë tani do e mbash për vite me rradhë,. Nese në vijën e hartën e Tiranës lë jashte, stacionin qëndror të Tramit, atëherë kryetarin e asaj bashkisë duke ditur që ke tre vendime të gjykatës kushtetuese. Zhvillimi I vëndit është afatgjatë. Zgjidhja mund te gjehet në tavolinë. Kur zoti Rama gjen marrëveshjen me trafikanët droge, trafikanët femrash që ka në PS, nuk gjen me një cunt të ri të diplomuar jashtë. Cështjet e planifikimit territorial janë bërë gjithmonë me konsensus. U bë një proces pisanjos, ku u angazhaun edhe ca dilpomatë të “shitur”. Disa nga këto diplomatëë zunë vendin e opozitës.
Keni fakte?
Padyshim që kam fakte. Ata që u morën me procesin, që u qartësuan që harta po shkonte në hartë elektorale dhe jo administrative, që zgjidh hallet e qytetarit. Zgjedhjet bëhen për gjithë pushtetin vendor. Ku PD do fitojë binsdhëm.
Ju aspironi për të qënë kandidat për kryetar bashkie për Tiranën?
Nuk besoj.Tirana ka kryetarin e saj të bashkisë.
Basha do të kandidojë sërisht?
Për mendimin tim po.
Nuk mendonin se dualizimi i detyrave e dëmton?
Mundet. Ne për herë të parë kemi planin zyrtar urbanistik të Tiranës. Tirana nuk ndërtohet sipas qefit. Zoti Rama po jepte leje ndërtimi pallateve 25 katëshe pa plan.
Përzgjedhja e kandidatëve, si do të behet?
Ecën në dy nivele. Së pari, në strukturat e PD dhe vlërësimi që do të bëjë kryetari i PD për personazhin në cdo qytet. Pranë departamentit tonë kemi sjellë njerezit më të afirmuar. Në cdo qytet do të krijojmë bërthama, një grup nejrezish ekspertë të cilët do dëgjojnë fjalët e qytetarit. Ashtu sic u hartua plani urban i Tiranës, duke pasur publikun si autor. Në cdo rreth do të ketë me dhjetëra figura të shquara.
Cili është mendimi juaj aktual për kryetarët e bashkive në qytete?
Nuk dëshiroj të flas për gjëra që nuk jam ekspert.
A keni ndonjë gjë që ja vlërësoni qeverisë Rama?
Po të kujtoja cëshjtet e Lazaratit, do të më vine në mënd Serezi që kapet me kamion, luftohen fshatarët por lirohet Konstandini që qëllon. Në këtë qeverisje kemi parë drogë me kamion. Në të gjithë Shqipërine e veriut në Malësinë e Veriut, ku meret vesht mirë zoti Rama. Atje u prishën edhe helikopterët. Nuk ndahet cështja nga dritëhijet. Nëse lirohet Kostandin Xhuvani? Ti do kapësh fshatarin. Pse do duhej të luftoje drogën gjithandej? Perse u shkarkua nga puna oficieri I policisë që njoftoi se Serenzi ishte shef i drogës? Nuk ka kanabis më atje.. u clirua ai fshat.
Pasi u mbushën kamionët. U lirua fshati. Droga doli me kamion, që I kapi policia në Bari. Suksesi më I madh ishte që nuk kishte viktima. Në rast se ke një problem të loaklizuar, ty si rrallëherë droga nuk të shkonte me mushka por me kamiona.
Hidhet poshtë deklarata juaj nga analiza vjetore e policisë për vitin 2014?
Që në këtë moment flasim nëse do të kemi shtet ligjor apo shtet polcior. Shteti ligjor ëshët aty ku ligi është I pari ndërsa shtetit policor ëshët urdhër. Më thuaj një rast që në qerisjen e PD ke kapjen e kamionëve të PD akoma më e rëndë është që janë kthyer bandat, tani flitet për laboratorët e kokainës. Po bëhesh qendër për kokainën. Do doja ta kisha lavdëruar prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Cfarë të them për kalanë e Korcës që vazhdon e hedh shtat? Ku dënon pesë ligje dhe dy plane urabnistike. Sarajet e Tiranës në Surrel të Edi Ramës, Orion shpk , janë brënda zonës së aprkut dhe nuk mund të jepen lejet e ndërtimit. Brenda parkut ALUZIMI nuk mund të legalizojë. Brenda parkut INUK është I detyruar të veprojë pa miratim paraprak. Nuk e di kur është ndërtuar.. fotoja që disponoj ëshët e 2 nëntorit 2014. Këtu kemi prishej të ndërtesa me hipotekë që në kohën e Endver Hoxhës në vitin 1991. Benzi 120 mijë dollarësh është I Gysit të Edi Ramës. Ai që merrt me ndarjen e pazareve. Dretoresha e INUKUT e tha që ne bashkëpunojmë me të gjitha organet ligjzbatuese si dhe zyra e antikorrupsionit në kryeministri. Drejtori I antikorrupsionit, nuk është organ I ligjzbatues. Po këtu në vend që policia të arrstonte personin me benz pa targa, u vendos në funskion të tij. Kalaja e Tiranës gëzon statusin monement culture, I klasit A. Këtu ke dhe ndërhyrje te muri i kalasë. Ky ëhstë I njëjti ndërtues, ai që zoti Rama, prishi kinemanë Milenium për ti dhënë pallatin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: