Malota shënoi një gol në fitoren 2-0 të Egnatias ndaj Bylis.

“Që para gjysmëfinales së parë të Kupës kam pasur probleme me gjurin, jo shumë serioz, por do kohën e rikuperimit, gjë që nuk e kemi pasur se po luajmë çdo 3-4 ditë. Janë ndeshje të rëndësishme dhe duhej të sakrifikoja. Përsëri kemi ndeshjen e Kupës, nuk kam momentin të pushoj, por do të shtrëngoj dhëmbët, nuk kam rrugë tjetër.

Normalisht jam i lumtur për golin se ishte e vështirë, dihet tashmë që na mbrohen dhe është e vështirë t’i çajmë. Goli im hapi lojën.. Pastaj kishim mundësi të bënim të tjerë, e rëndësishme është që morëm tre pikët.

Goli është për trajnerin, për vështirësitë që po kalon.

Tani jemi në gjysmë të rrugës se na pret një ndeshje shumë e vështirë e Kupës ndaj Vllaznisë. Do bëjmë të pamundurën që të shkojmë në finale se gjynah ky ekip të mos e konkretizojë atë epërsi.

Po Milani në finale? Sigurisht, Milani të rreh me fanellë”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: