TIRANE

Këngëtari kolumbian Maluma u fotografua nga paparacët duke bërë një shëtitje në rrugët e Beverly Hills me një vajzë që sipas mediave latine është e dashura e tij.

Identiteti i vajzës është zbuluar menjëherë dhe bëhet fjalë për arkitekten kolumbiane, Susana Gómez.

Gómez është një arkitekte dhe është shumë larg botës së argëtimit. Mësohet se ajo dhe Maulma kanë qenë miq të mirë prej vitesh, por së fundmi duket se gjërat kanë shkuar përtej një miqësie. Mediat latine bëjnë me dije se Susana ka qenë e martuar, por është divorcuar disa muaj më parë.

Maluma dhe Susana dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje nuk i shpëtoi aparatit fotografik as momenti kur këngëtari latin përqafoi atë me dashuri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb