Yllin e muzikës latine Maluma nuk do ta shihni më vetëm në videoklipet 3 minuta të këngëve, por në një film të plotë.

Sipas “Instyle.com” është konfirmuar se 25 vjeçari do të hedhë hapin e tij të parë si aktor, në komedinë romantike “Marry Me”. Këngëtari i njohur do të luajë rolin e partnerit të Jennifer Lopez.

Po ashtu si në jetën reale, dhe në film Maluma do të jetë këngëtar, por këtë herë i rrymës rrok. Filmi nis me personazhin e një këngëtareje të muzikës, pop e cila është gati për t’u martuar me partnerin e (Maluma), por zbulon se ai e ka tradhtuar me asistenten e tij.

Dhe kështu në mes të gjithë dramës, ajo gjen një mësues matematike (Owen Wilson) dhe martohet me të. “Marry Me” me regji të Kat Coiro do të fillojë xhirimet në New York në tetor të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb