Po ta them ty që ke një fëmijë për të mbajtur ndërkohë që po mundoshesh të pastrosh zhulin nga bluza jote.

Ty që ke mësuar të bësh dush për dy minuta.

Ty që lufton për të bërë detyrët e birit tënd. Ty që në fund të ditës je lodhur dhe e ke brendësuar idenë se dita jote do të përsëritet sërish, dua të të them diçka.

Po ta them me zemër, degjoje:

JE DUKE BËRË NJË PUNË TË MIRË!

Unë e di nuk është pikërisht ajo që ju mendoni kur fëmija juaj është duke qarë dhe ju jeni duke kërkuar më kot për të shpikur ndonjë gjë për të qetësuar situatën. Ti përpiqesh me një këngë, me një përkundje, vizatim, me një pëshpëritje… Me një gromësitje dhe një ndërrim pelene dhe ende fëmija nuk ka qetësi. Mendon që mëmësia nuk është pika jote e fortë përndryshe fëmija jot do të ishte i qeshur. Por më lejo të të them që po bën një punë shumë të mirë. Po i kushtohesh me gjithë energjitë dhe kohën tënde për të bërë të lumtur të voglin dhe kjo është e lavdërueshme.

Nuk mendon se duke bërë një punë të mirë kur ditët e tua janë të mbushura me të qarat e kapriçot e të sapolindurit derisa fëmija të bëhet 3 vjec. Ti i përgatit pjatën e preferuar dhe pastaj ke degjuar nga ai që ta shpifte. Provon të bësh ndonjë punë shtëpie dhe e gjen nëpër këmbë. Është e vështirë, ti do doje të qaje, por përsëri je duke bërë një punë të mirë.

Për ju nëna që keni fëmijë në moshë shkollore, që përpiqeni tu mësoni fëmijëve çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar. Që përpiqesh ti mësosh mënyrat e sjelljes në raport me të tjertët, ti shpjegosh vlerat si miqësia, ndershmëria… edhe ju jeni duke bërë një punë të mirë. Çdo ditë shpreson dhe lutesh që fëmija jot të bëjë gjënë e duhur, të jenë xhentil e të sjellshëm, dhe të respektojnë autoritetin dhe të jenë bujarë. I shikoni tek luajnë në oborrin e shkollës dhe pse e di që ke bërë gjithçka mundesh, ke akoma pyetjen a ke bërë mjaftueshëm. Më beso që po e bën.

Askush nuk është perfekt, të gjithë këmi difekte. E ngre zërin me fëmijët e mi, nuk kaloj kohë sa duhet me ta , nganjëherë më duken të bezdishëm. I lejoj të rrinë gjatë para një ekrani dhe të konsumojnë shumë ëmbëlsira. Ndoshta dhe ti ke te njëjtat probleme me mua ose të tjera. Gjithsesi në çdo rast bëhet fjalë për gjëra të vogla. E di që për ty mund të jetë një problem që yt bir mban mend çdo puntatë të “Portokallisë”, por kjo nuk është një dramë.

Gjërat që vlejnë janë ato të rëndësishmet dhe i rëndësishm është fakti që yt bir ta dijë që ti e do. Ndoshta nuk ta thonë që të duan, mund të jenë të nxehur me ty për shumë arsye por të duan. Të duan për puthjen e “natës së mirë” që nuk u mungon kurrë. Të duan për lodrat që iu blen sa herë sëmuren. Të duan sepse vendos 712 herë këngën e tyre të preferuar. Të duan sepse ju lan bluzën e tyre të preferuar. Të duan se pse kujtohesh për atë ndodhinë budallaqe që bënë javën e shkuar. Të duan sepse kujdesesh për ta.

E nëse yt bir të do je duke bërë gjënë e duhur.

E di që kjo nuk do të fshijë ndjenjën e fajit tënd si nënë. E di që kjo nuk do ti fshijë lotët e lodhjes. Por shpresoj që edhe për një sekondë të vetme kjo fjalë të dhurojë në zemrën tënde të një dite të lodhshme gëzim. JE DUKE BËRË NJË PUNË TË MIRË! /bebja.com

Letra u shkrua për Washinton Post nga shkrimtarja mama, Toni Hammer.

(Bebja.com/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: